Rreth Nesh

Albpoint.ch : platforma për shkëmbime ekonomike, socio-kulturore, mediatike dhe kulturore midis Zvicrës, Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit.

Më konkretisht, Albpoint.ch, falë përvojës disavjeçare të rrjetëzimeve, është pikë kryesore shqiptaro-zviceranëve që lehtëson lidhjen e kontakteve dhe ndërmjetëson, si dhe prodhon informacione të dorës së parë, këshilla të ndryshme si dhe propozon shërbime ekonomike e financiare profesionale, veçanërisht në fushën e investimeve, dhe që stimulon bashkëpunime socio-kulturore si dhe shkencore midis Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit.

Albpoint.ch është një iniciator dedikuar kryesisht për zviceranët dhe shqiptarët, me qëllim të promovimit ekonomik dhe forcimit të lidhjeve, si dhe bashkëpunimeve ndërmjet ndërmarrjeve të Zvicrës dhe të atyre të vendeve të Ballkanit. Platforma synon gjithashtu të zhvillojë iniciativa për mirëkuptim më të mirë kulturor, medial, shkencor dhe socio-historik midis Zvicrës dhe hapësirave shqiptare të Ballkanit, në veçanti Kosovës.

Albpoint.ch ka për objektiv të ngrihet si platformë profesionale me fokus në flukset dhe shërbime transnacionale ekonomike, financiare dhe tregtare midis Zvicrës dhe Evropës Juglindore.

Kanalet e platformës janë evente të ndryshme, ne veçanti forume ekonomike, takime B2B, debate socio-ekonomike, gala mbrëmje, partneritete ekonomike, shërbime të ndryshme në favor të zhvillimit të iniciativave zvicerane (ekonomike, sociale, shkencore, mediale, kulturore) dhe të vendeve të Ballkanit.

Albpoint.ch inkurajon, në mënyrë aktive, mbështetje dhe partneritet me organizata dhe institucione private apo publike, zvicerane apo shqiptare që punojnë me të njëjtat synime.

 

Na Ndiqni Për Të Rejat Më Të Fundit

Platforma për shkëmbime ekonomike, socio-kulturore, mediatike dhe kulturore midis Zvicrës, Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit.